17.3 C
Tetovo
E premte, 12 Shtator, 2025
BallinaLajmeQefali Havziu i qëndron besnik Bajram Rexhepit – hapet Shtabi i Drenovecit

Qefali Havziu i qëndron besnik Bajram Rexhepit – hapet Shtabi i Drenovecit

Në Drenovec është hapur zyrtarisht shtabi zgjedhor i kandidatit për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi (AKI). Në këtë tubim mori pjesë edhe Qefali Avziu nga Aleanca për Shqiptarët (ASH), duke i dhënë fund zërave që qarkulluan ditë më parë në portale se ai ishte ndarë nga Rexhepi.

Avziu u shfaq krah për krah me kandidatin Rexhepi, duke theksuar se mbetet i palëkundur në mbështetjen e tij dhe se bashkë do të punojnë për një Tetovë të zhvilluar, të bashkuar dhe me dinjitet.

“Shtabi i Drenovecit është gati për fitore madhështore. Bashkë për Tetovën që e duan qytetarët, një Tetovë me zhvillim, unitet dhe dinjitet,” u tha në hapje.

Ky veprim shihet si një mesazh i qartë për konsolidimin e mbështetjes rreth kandidaturës së Rexhepit, në kohën kur spekulimet për ndarje kishin krijuar paqartësi te opinioni publik./Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments