11.9 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeQarkorja e Tetovës që do të lidhet me Kosovën, shumë shpejtë realitet....

Qarkorja e Tetovës që do të lidhet me Kosovën, shumë shpejtë realitet. Ejup Rustemi tregon detajet (VIDEO)

Jemi këtu në urën për në Trebosh, nga këtu do te lidhet Tetova me Kosovën. Kjo rrugë nga këtu do te lidhet në fshatin Neproshten të komunës së Tearces e me pas do te vazhdohet për në Jazhincë. Ky projekt është pritur jashtzakonisht shumë nga qytetarët pasi do të ikët trafikut të renduar nga Tetova për në Kosovë. Drejtori i rrugëve të shtetit, Ejup Rustemi dje u shpreh se qarkorja e Tetovës do të nis në tetor pasi faza përfundintare është duke kaluar për të përzgjedhur edhe kompaninë e cila do ta ndërtojë, raporton TS.

Jemi nga fundi i procedurave për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtim, 10 ose 15 ditë do të kemi edhe zgjedhjen përfundimtare të kompanisë dhe mbikqyrjes dhe nga fillim i tetorit të fillojmë me ndërtimin e qarkores së Tetovës e cila do të bëjë zvoglimin e komunikacionit brenda qytetit të Tetovës” u shpreh Ejup Rustemi për TS.

Përpos qarkores së Tetovës, Ejup Rustemi po asfalton edhe rrugën nga Shkupi në Tetovë që është pjesë e korridorit 8. Ky investim kap shifrn prej 7.5 milionë euro një investim i madh në ifrasteukturë.

Bëjmë rahabilitimin e kësaj pjese të korridorit 8, pra autostradën nga Shkupi për në Tetovë dhe anasjelltas nga Shkupi për në Tetovë. Nga ndërmarrja për rrugë shtetërore kemi ndarë mjete prej 7.5 milionë euro për rahabilitimin e 13 kilometrave në ato pjesë të autostradës ku ishte e e dëmtuar ku vazhdojmë me aktivitetet edhe në atuostradat tjera” u shpreh Rustemi.

Vlen të theksohet se fillimi i punimeve për korridorin 8, do te nis me 12 Shtator në Gostivar gjegjesisht Bukojçan kështu u shpreh zv.kryeministri i parë Artan Grubi

““Të martën “Bechtel dhe Enka” do të nisë ndërtimin e një seksioni të Korridorit 8 duke shpërthyer malin mbi fshatin Debresh”, tha zëvendëskryeministri dhe koordinatori për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d, Artan Grubi.

Ndërtimi do të fillojë nga seksioni më i komplikuar, Gostivar-Bukojçan.

Në datën 12 nisin aktivitetet ndërtimore mbi fshatin Debresh dhe deri më tani çdo gjë po shkon në formë të shkëlqyer nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” dhe të gjitha kompanitë e angazhuara. Punimet ndërtimore tashmë po kryhen gjithandej, do të kryhen edhe në Korridorin 8, duke shpërthyer malin mbi fshat”, tha Grubi.

Elaboratet për shpronësim, siç paralajmëron Artan Grubi  tashmë kanë përfunduar dhe me këtë seksion do të anashkalohet Gostivari dhe do të shmanget ngjitja në Strazhë./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments