5.9 C
Tetovo
E shtunë, 24 Janar, 2026
BallinaOpinionQani Shabani / Një rinumërim i përgjithshëm në gjithë Kosovën do të...

Qani Shabani / Një rinumërim i përgjithshëm në gjithë Kosovën do të jetë mesazh i qartë se shteti nuk ka asgjë për të fshehur

Shkruan: ANALISTI-Qani Shabani

Rinumërimi i të gjitha votave në mbarë Kosovën nuk duhet parë si kërcënim për procesin zgjedhor, por si një domosdoshmëri për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të garantuar transparencë reale. Kur edhe rinumërimi i pjesshëm nxori parregullsi konkrete, është e qartë se çdo zgjidhje tjetër përveç rinumërimit të plotë mbetet e pamjaftueshme dhe e pasigurt.Zgjedhjet nuk vlerësohen vetëm nga fakti që janë mbajtur, por nga mënyra se si është numëruar vota. Kur gjatë rinumërimit votat kalojnë nga një kandidat te tjetri, kjo nuk mund të justifikohet me gabime teknike. Kjo është shenjë alarmi se procesi ka pasur probleme serioze dhe se vullneti qytetar mund të jetë cenuar.

Rinumërimi i të gjitha votave do t’i jepte fund dyshimeve dhe spekulimeve që po e rëndojnë klimën politike. Ai nuk e dëmton askënd që ka fituar ndershëm, përkundrazi i mbron ata dhe u jep qytetarëve sigurinë se vota e tyre nuk është manipuluar në tavolinat e numërimit.

Pa rinumërim të plotë, çdo certifikim rezultatesh mbetet formal dhe i brishtë. Besimi nuk ndërtohet me deklarata qetësuese, por me veprime konkrete. Transparenca gjysmake nuk është transparencë, por shmangie nga e vërteta.

Një rinumërim i përgjithshëm në gjithë Kosovën do të jetë mesazh i qartë se shteti nuk ka asgjë për të fshehur dhe se vullneti i qytetarëve është mbi çdo interes partiak apo individual. Do të ishte hap që e forcon demokracinë, e pastron procesin zgjedhor dhe e rikthen besimin e humbur në institucione.

Në demokraci, stabiliteti nuk arrihet duke i mbyllur problemet me shpejtësi, por duke u përballur me to me guxim dhe transparencë. Prandaj, rinumërimi i të gjitha votave nuk është krizë është zgjidhje. Nuk është dobësi institucionale por pjekuri demokratike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments