3.9 C
Tetovo
E premte, 13 Mars, 2026
BallinaLajmePyes për një shok Bilall Kasamin kryetar i Komunës së Tetovës/“Tre vite...

Pyes për një shok Bilall Kasamin kryetar i Komunës së Tetovës/“Tre vite pritje për shkollën në Sellcë, por asfalt brenda ditës – prioritetet e komunës në pikëpyetje”?!

www.telegrami.mk

Koment editorial: Asfalt për fotografi, ndërsa shkolla mbetet në themele

Vizita e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami 5 vite mandat , në fshatin Sellcë dhe vendosja e një shtrese të re asfalti në rrugë mund të duket si një lajm i mirë për banorët.Asfalt mbi asfalt. Por kur shikon më thellë, lind një pyetje e thjeshtë: a është kjo zgjidhje reale apo vetëm një veprim simbolik për të treguar aktivitet? Sepse me ato para të riasfaltimit mund të përafronte përfundimin e punëve në shkollën fillore Rilindja Sellcë pa mos pritur Ministrinë e Arsimit të RMV të lëshojë lekët

Sellca kishte asfaltin SHKOLLËN NUK E KA .

Në fshatin Sellcë të Tetovës, realiteti i zhvillimit lokal po tregon një kontrast të fortë mes propagandës dhe nevojave reale të qytetarëve. Kryetari i komunës, Bilall Kasami, vizitoi fshatin dhe vendosi një shtresë të re asfalti në rrugë, duke e paraqitur këtë si investim për banorët. Por për shumë banorë, kjo ndërhyrje duket më shumë si një veprim simbolik sesa një zgjidhje e vërtetë infrastrukturore.

Rruga u asfaltua pa zgjerim, pa kanalizim për ujërat dhe pa rregullim të plotë të infrastrukturës anësore të paktën 20 cm anësh gjithësejt 40 cm Kjo do të thotë se është bërë vetëm shtresa sipërfaqësore e asfaltit, ndërsa problemet kryesore mbeten të njëjtat. Në praktikë, ky është një investim minimal që krijon përshtypjen e punës, por nuk e ndryshon realisht gjendjen në terren.

Ndërkohë, projekti më i rëndësishëm për fshatin – ndërtimi i shkollës fillore – vazhdon të zvarritet prej tre vitesh. Punimet kanë nisur, por objekti ndodhet ende në fazën e parë. Tenderi për fazën e dytë nuk është hapur dhe pa përfundimin e fasadës, inventarit, kabineteve dhe hapësirave sportive, shkolla nuk mund të vihet në funksion.

Kjo krijon një pyetje të thjeshtë, por shumë serioze për drejtimin e komunës: pse një projekt jetik për arsimin e fëmijëve mbetet i bllokuar për vite të tëra, ndërsa ndërhyrjet e vogla infrastrukturore realizohen shpejt dhe shoqërohen me promovime publike?

Banorët e Sellcës nuk kërkojnë investime që duken mirë në fotografi apo deklarata optimiste për “dinamikë pune”. Ata kërkojnë përfundimin e shkollës dhe një plan të qartë se kur nxënësit do të mund të hyjnë në klasat e saj.

Sepse zhvillimi i një komuniteti nuk matet me shtresa të përkohshme asfalti, por me investime që ndryshojnë realisht jetën e njerëzve

5 pyetje që duhet t’i bëhen kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

  1. Pse tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të shkollës në Sellcë, Tetovë ende nuk është hapur, edhe pse punimet kanë filluar para tre vitesh?
  2. A ekziston një datë konkrete kur shkolla do të përfundojë dhe do të lëshohet në përdorim për nxënësit?
  3. Nëse punët “po ecin sipas dinamikës”, pse projekti vazhdon të mbetet në fazën e parë pas kaq vitesh?
  4. Pse në Sellcë u bë vetëm asfaltim sipërfaqësor i rrugës pa zgjerim dhe pa zgjidhje për ujërat, kur banorët kërkojnë infrastrukturë të plotë?
  5. A ka komuna buxhet të siguruar për përfundimin e plotë të shkollës, apo ekziston rreziku që projekti të vazhdojë të zvarritet edhe vitet e ardhshme?
  6. Oligarkët që po i kryejnë shërbimet Bilall Kasamit nga një tullë ,nga një dritare ,nga një lyerje …etj do e kishin kryer deri tash pa mos pritur Ministrinë e Arsimit që është më anti arsimdashja e shqiptarëve në histori të RMV -së ,ndërsa VLEN është në atë Qeveri …www.telegrami.mk
  7. ==============================================================
  8. Lajmi Aktiv që Qarkullon nga vetë kryetari

======================================================

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments