“Njerëz të tillë janë gati të shesin nënën e tyre, vetëm për t’u lejuar të ulen në korridorin e kësaj ‘kaste më të lartë'”, tha presidenti rus Vladimir Putin, i cili la të kuptohet se Perëndimi po vinte bast për “shtyllën e pestë”.
Në fjalën e tij, Putin theksoi se:
“Nëse trupat ruse veprojnë vetëm në Donbas, kjo nuk do të eliminojë kërcënimin, do të kishte një vijë të re fronti,” tha ai.
Putin vëren se ata që e shtynë Ukrainën në luftë janë fuqitë perëndimore.
“Shefët perëndimorë po e shtyjnë Kievin në gjakderdhje duke furnizuar me armë dhe duke dërguar mercenarë”, shtoi ai.
Ai thotë se sanksionet janë një goditje serioze për ekonominë globale dhe se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj Rusisë, duke ngrirë rezervat e saj.
Putin vuri në dukje se Rusia, ndryshe nga vendet perëndimore, do të respektojë të drejtën e pronës private, duke shtuar se tani e dimë se kush i tradhtoi me frikacak aleatët dhe partnerët e saj.
video në linkun më poshtë: