4.1 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeBotaPutini i quan udhëheqësit evropianë derrkucë…

Putini i quan udhëheqësit evropianë derrkucë…

Duke folur në një takim vjetor me ministrinë e mbrojtjes, presidenti rus Vladimir Putin tha këtë të mërkurë, 17 dhjetor, se objektivat e asaj që Moska e quan “operacion special ushtarak” do të përmbushen “pa kushte”.

“Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor”, tha ai, “atëherë Rusia do t’i çlirojë tokat e saj historike në fushën e betejës.”Putini pretendoi se administrata e mëparshme amerikane kishte “drejtuar qëllimisht situatën drejt një konflikti të armatosur”, duke shtuar se Uashingtoni besonte se Rusia mund të dobësohej ose madje të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ai më pas sulmoi udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar se iu bashkuan administratës së Joe Biden. “Derrkucët e Evropës menjëherë iu bashkuan punës së administratës së mëparshme amerikane, duke shpresuar të përfitonin nga kolapsi i vendit tonë”, tha Putini.

Komentet e ashpra të Putinit erdhën ndërsa zyrtarët amerikanë pretendonin se bisedimet e mëparshme me Ukrainën në Berlin kishin zgjidhur rreth 90% të çështjeve më të vështira. Por mbeten dyshime të mëdha nëse lideri rus është i gatshëm të bëjë kompromis mbi kërkesat e tij të gjera.

Putini ka këmbëngulur vazhdimisht që Kievi të dorëzojë pjesët e mbetura të rajonit lindor të Donbasit që janë ende nën kontrollin ukrainas – një kërkesë që Shtëpia e Bardhë në disa raste duket se e ka mbështetur, por që Ukraina e ka refuzuar kategorikisht. Moska ka kërkuar gjithashtu kufizime të rrepta mbi ushtrinë ukrainase, ndalim të trupave perëndimore në territorin ukrainas dhe përfundimin e mbështetjes ushtarake perëndimore.

Lideri rus të mërkurën mohoi gjithashtu se Moska planifikonte të pushtonte territor të NATO-s, duke pretenduar në vend të kësaj se aleanca kishte filluar përgatitjet për një përballje të mundshme ushtarake me Rusinë, me synim vitin 2030.

/tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments