Përqindja e rusëve që votuan për Putinin është gjithashtu e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, por pothuajse 10 për qind më e ulët se në Maqedoni. Ajo arrin në 77.2 për qind.
Rreth 88,1 për qind e rusëve në Maqedoni votuan për Vladimir Putinin në zgjedhjet presidenciale, dhe kjo përqindje është vetëm 10,84 për qind në Serbi dhe 8,41 për qind në Mal të Zi. Rezultatet e komisionit zgjedhor të Rusisë janë transmetuar nga “Radio Evropa e Lirë”.
Në fakt, rusët në Serbi dhe Mal të Zi në masë të madhe i besojnë Vladislav Davankovit, rivalit të Putinit nga partia Njerëz të Ri. Ai është gjithashtu nënkryetar i Dumës së Shtetit – asamblesë ruse.