Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thirrur 160 mijë burra të moshës 18-30 vjeç. Ky është numri më i lartë i rekrutëve në Rusi që nga viti 2011, ndërsa vendi po lëviz për të zgjeruar përmasat e ushtrisë së tij.Thirrja pranverore për shërbimin ushtarak për një vit erdhi disa muaj pasi Putin tha se Rusia duhet të rrisë numrin e përgjithshëm të ushtrisë së saj në pothuajse 2.39 milionë dhe numrin e ushtarëve aktivë në 1.5 milionë. Kjo është një rritje prej 180, mijë gjatë tre viteve të ardhshme.
Një zyrtar rus tha për mediat e huaja se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen për të luftuar në Ukrainë për atë që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak”. Megjithatë, ka pasur raporte për rekrutët që janë vrarë në luftime në rajonet kufitare të Rusisë dhe ata janë dërguar për të luftuar në Ukrainë në muajt e parë të luftës në shkallë të gjerë.
Drafti aktual, i cili zhvillohet midis Prillit dhe Korrikut, vjen pavarësisht përpjekjeve të SHBA-ve për të krijuar një armëpushim në luftë. Rusia thërret rekrutët në pranverë dhe në vjeshtë, por drafti i fundit i 160 mijë të rinjve është 10 mijë më i lartë se e njëjta periudhë e 2024-ës.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, grupi i të rinjve të disponueshëm për draftin është rritur duke rritur moshën maksimale nga 27 në 30 vjeç.
Përveç draftit të saj dy herë në vit, Rusia ka thirrur gjithashtu një numër të madh burrash si ushtarë me kontratë dhe ka rekrutuar mijëra ushtarë nga Koreja e Veriut. Moskës i është dashur t’i përgjigjet humbjeve të mëdha në Ukrainë, me më shumë se 100 mijës ushtarë të vrarë në Ukrainë./abcnews