19.7 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaPushka e përdorur për të vrarë Trump arma më e shitur në...

Pushka e përdorur për të vrarë Trump arma më e shitur në Amerikë

Hetuesit kapën një pushkë AR-15 pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në një tubim të fushatës në Pensilvani..Ndryshe nga versioni ushtarak, AR-15 nuk është e aftë për zjarr të vazhdueshëm, por gjuajtësit me përvojë ende mund të gjuajnë një numër të madh të shtëna në një kohë shumë të shkurtër.

Arma besohet të jetë përdorur në atentat, raportojnë New York Times dhe Washington Post.

Trump shpëtoi me një plagë të lehtë në vesh në Butler, një qytet i vogël në veri të Pittsburgh. Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

AR-15 është një pushkë gjysmë automatike e prodhuar nga Colt. Pushka është pothuajse identike në pamje me pushkën sulmuese M16 të përdorur nga ushtria amerikane.

Ndryshe nga versioni ushtarak, AR-15 nuk është e aftë për zjarr të vazhdueshëm, por gjuajtësit me përvojë ende mund të gjuajnë një numër të madh të shtëna në një kohë shumë të shkurtër.

Fuqia e zjarrit e pushkës ndryshon në varësi të prodhuesit. Arma mund të blihet online në Shtetet e Bashkuara për rreth 1000 dollarë. Arma ishte e ndaluar për disa vite, por është e disponueshme që nga viti 2004. Është arma më e shitur në SHBA, në pronësi një në njëzet amerikanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments