Punonjësit shëndetësorë në spitalin e Tetovës dolën në protestë me kërkesa për pagesë të rrogave dhe rregullim të marrëdhënies së punës. Disa prej tyre thonë se punojnë tash e 10 vjet, me kontratë në vepër, pa kontribute të paguara dhe me ndërprerje të sigurimit shëndetësorë, ndërsa shtojnë se po hyjnë në muajin e tretë që nuk kanë marrë rroga, përcjell TV21.
Drejtori i Spitalit, Agim Berisha thotë se faji nuk është te ata, respektivisht se vazhdimisht kërkojnë miratim nga ana e Ministrisë së Financave për vazhdimin e kontratave, edhe pse ka pajtueshmëri nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.