Vonesa e rrogave ka nxitur revoltë tek punëtorët e Postës së Tetovës, të cilët, sot për të shprehur këtë revoltë, lëshuan vendet e tyre të punës duke protestuar para objektit të postës, shkruan Alsat.
Daut Ramadani nga Sindikata e punëtorëve të Postave thotë se, kjo situatë përsëritet më shumë se një vit, që me ditë të tëra nuk kaemi as sigurim shëndetësor e as pagesa në rregull të kredive apo të dhënave të tjera.
“Sot kemi dalë të protestojmë për vonesën e rrogave. Që prej gjashtë muajve rrogat nuk i marrim në rregull. Gjithë punëtorët janë të revoltuar dhe si marrim rrogat. Një herë e për gjithmonë duhet ta zgjidhim problemin sepse u bë një vit që s’mund ti marrim rrogat në kohë, sepse jemi pa sigurim shëndetësor pa kontribute andaj protestojmë se kemi fëmijë duam të shkojmë nëpër spitale kemi përgjegjësi”, tha Daut Ramadani. Përfaqësues i Sinditakës së Punëtorëve të Postës.
“Ne sot vendosëm të dalim në protestë shkaku se rrogat sna jepen në kohë, ka disa vite më që ndodh kjo. Kemi edhe në lloj lloj probleme, dikush ka banesë dikush duhet rata të paguaj, rrisim fëmijë i kemi në shkolla, kjo pra është arsyeja e protestës së sotme”, tha njw punëtor i postës.
Drejtori i Postës së Tetovës Muhamed Zilbehari mbështeti protestën e punëtorëve ndërkohë thotë se Institucioni të cilin e drejton përballet edhe me shumë probleme dhe vështirësi të tjera për punë.
“Këta punëtor që janë këtu kanë përkrahjen time të parezervë në drejtim të sigurimit të rrogave sepse shumica e tyre prej kësaj rroge mbajnë familje, ndërsa punojnë me përkushtim. Puna e rrogës edhe pse është primare është vetëm një pjesë e krejt kësaj, tjetra është se punëtorët q ë i shihni këtu punojnë në kushte mjaftë të vështira dhe përskaj kushteve ata japin maksimumin dhe mundi i tyre duhet të shpërblehet me rrogë”, u shpreh Muhamed Zilbeari. Drejtor i Postës së Tetovës.
Punëtorët thanë se protestat do të vazhdojnë derisa ti marrim pagat.
