2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmePunonjësit e bastoreve në takim te Pendarovski

Punonjësit e bastoreve në takim te Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, realizoi takim me Shoqatën e të punësuarve në sektorin e Lojërave të Fatit. Sipas informacioneve nga Vila Vodno, është diskutuar për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Lojërave të Fatit dhe Lojërave Argëtuese, i cili me propozim të Ministrisë së Financave është dorëzuar në Kuvend me flamur evropian. Përfaqësuesit e Shoqatës e informuan kreun e shtetit për pasojat e miratimit të ndryshimeve, të cilat sipas tyre do të shkaktojnë humbje të vendeve të punës dhe implikime dramatike financiare. Presidenti apeloi që ndryshimet e propozuara të kalojnë në procedurë të rregullt dhe të gjendet një zgjidhje sipas standardeve më të larta evropiane, e cila do të përfaqësonte ekuilibër mes palëve të interesuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments