Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler pas mbikëqyrjes në ndërtimin e segmentit Gostivar– Bukojçan, pjesë e Korridorit 8, tha se realizimi i projekteve të këtilla është dëshmi për kompanitë e mëdha amerikane, për investim në vendin tonë, përcjell TV21. Aggeler tha se shpreson të shohë më tepër kilometra të rrugëve të ndërtuara.Unë vetëm dua të them…t’i heq syzet. Është kënaqësi e madhe të jem këtu me të gjithë ju. Me kryeministrin, zv/kryeministrat, drejtorin dhe të gjithë këta punonjës të Bechtel Enka, nuk ka demonstrim vizual më të mirë të partneritetit të shkëlqyeshëm mes SHBA-së dhe RMV-së sesa këta shtylla, që janë provat e para mbi tokë të këtij projekti. Ka kaluar një kohë e gjatë deri këtu. Është bërë një punë e madhe, dua ta falënderoj qeverinë për qasjen drejt synimit për ta lëvizur këtë, sepse siç tha Xhosh, kjo është për përfitimet e njerëzve të këtij vendi. Do të ndihmojë tregtinë, do të ndihmojë investimet dhe kompanitë e tjera, përfshi kompanitë e mëdha nga SHBA-të, duke i parë projektet e këtilla, këto do të jenë dëshmitë për të cilat ata kanë nevojë, që ta dinë se investimi në këtë shtet ka kuptim, sepse ju mund të bëni përparim. Urime të gjithëve që janë të përfshirë. Është një ditë e mrekullueshme dhe shpresoj të shohë shumë kilometra të tjerë të rrugëve të ndërtuara”, tha Aggeler./tv21.tv