Puntorët e NPK- Tetova- Tetovë do vazhdojn të ngelin pa rroga deri sa të zhbllokohet llogaria e ndërmarrjes kështu ka delkaruar kreu i këshillit komunal të Tetovës Besar Durmishi.Ndërsa krenohet se është ulur borxhi i komunës edhe i NPK-Tetova Tetovë, kurse puntorët e NPK- së janë disa muaj pa rroga.
“Unë e kuptoj që këshilltarër opozitar u shokuna që borxhi i komunës nga 14 milin euro ka ra në 11 euro, u shokuan nga borxhi i NKP-së,nga 10 milion euro ne 8 milion e 200 mijë euro, kjo është forma e bashkëpunimit dhe ndryshim ka ardhur. Është fakt se DAP e ka bllokuar xhirollogarin e NKP-Tetova,dhe përballemi me bllokada të ndryshme nga institucionet qendrore. E përmenda se e ka të bllokuar xhirollogarin ndërmarrja. Kjo do të thotë se do vazhdojn të ngelin pa rroga? Po”, u shpreh kryetari i këshillit komunal në Tetovë, Besar Durmishi.
Ndërsa këshilltarët nga BDI kërkuan që komuna t’i mbajë premtimet e dhëna para qytetarve.
“Duam sqarim për ndërtimet pa leje, zgjedhjen e problemit të qeve endacak. Sqarim me problemin NPK-Tetova-Tetovë,mos pagesa e rrogave të punëtorëve,keqë menaxhimi me ndërmarrjen mungesë e transparencës,mos mbledhjen e mbeturinave”, theksoi këshilltari në komunën e Tetovës nga BDI, Liridon Disha .
Këto komente i bënë në seancën e veçant të Këshillit Komunal në Tetovë, ku të gjithë këshilltarët kishin mundësi tju bëjn pyetje udhëheqësve të sektorve dhe kryetarit të komunës Bilall Kasami, për problemet që ballafaqohen ata dhe qytetarët e Tetovës.
Ndërkoh, edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka theksuar se Ndërmarrja NPK Tetovë vazhdon me probleme dhe po punohet që e njejta të privatizohet.