-0.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmePublikoi në “TikTok” pamje nga Gjinekologjia, anesteziologu nga Tetova pranon akuzat ndaj...

Publikoi në “TikTok” pamje nga Gjinekologjia, anesteziologu nga Tetova pranon akuzat ndaj tij

Në Gjykatën Themelore Penale në Tetovë ka nisur gjykimi ndaj anesteziologut Valton Dervishi, përcjell TV21. I njëjti akuzohet për punë të pandërgjegjshme dhe xhirim të paautorizuar.

Në seancën e sotme gjyqësore janë edhe dëshmitarët, respektivisht mjekët dhe personeli mjekësor që kanë qenë prezent kur nga reparti i Gjinekologjisë mjeku anesteziolog transmetoi në rrjetin social “Tik Tok” pamje të drejtpërdrejta nga gratë në spital.

Rasti po udhëhiqet nga gjykatësi Nazif Iljazi, i cili njoftoi se Dervishi nuk ka qenë asnjëherë më parë i gjykuar. Ndërkaq, anesteziologu Dervishi tha se e di se për çfarë akuzohet, e pranon akuzën dhe se është penduar për atë që ka bërë. Pas kësaj Gjykata solli vendim që të vazhdohet me fazën përfundimtare./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments