Pasqyrimi i gjendjes së integritetit mediatik mes këndvështrimeve dhe rekomandimeve të aktorëve kyç në sektorin mediatik, si dhe nëpërmjet rekomandimeve që përmbajnë raportet e organizatave relevante vendore dhe ndërkombëtare, është qëllimi kryesor i udhëzuesit për integritetin e mediave në vend, nënvizon autorja, Marina Tuneva.
“Të gjithë aktorët e përfshirë në hulumtim, në pjesën dërmuese flasin për kufijtë e padefinuar mes pronësisë së mediave dhe politikës redaktuese, përkeqësimin e statusit socio-ekonomik të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, për rolet e ngatërruara të redaktorit përgjegjës dhe drejtorëve të mediave, rritja e shpërndarjes së dezinformatave, mungesa e transparencës në strukturat pronësore dhe mënyrat e financimit.”, – deklaroi autorja e botimit, Marina Tuneva.
Integriteti mediatik përfaqëson kapacitetin e gazetarëve dhe profesionistëve mediatik në ruajtjen e autonomisë dhe standardeve profesionale, në shërbim të interesit publik, duke rezistuar lidhjet dhe praktikat që korruptojnë dhe instrumentalizojnë profesionin për interesa të caktuara private, theksoi kryetarja e KShKP-së.
“Gazetaria hulumtuese nëpërmjet analitikes, objektivitetit dhe paanshmërisë së saj në funksion të interesit publik paraqet një kontribut mediatik në luftën kundër korrupsionit. Një nga qëllimet kryesore në luftën kundër korrupsionit është që të sigurohet integritet mediatik dinjitoz si për mediat, po ashtu edhe për gazetarët dhe punëtorët mediatik.”, – theksoi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
Në ditën e sotme kur rrjedha e dezinformatave po përhapet me intensitet të lartë, integriteti i mediave ka rëndësi të veçantë pasi që hapësira mediatike nuk le vend të mjaftueshëm për dallimin e fakteve nga informacionet jo të sakta, theksoi përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së.
Manuali “Mes sfidave dhe zgjidhjeve-udhëzues për integritetin e mediave në Maqedoninë e Veriut” është udhërrëfyes se si t’i përmbahen mediat profesionale raportimit objektiv dhe të paanshëm dhe mënjanimin e ndikimit të qendrave të fuqishme në politikat e tyre.