1.3 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmePTHP: Nuk kemi dhënë mendim pozitiv në lidhje me lirimin me kusht...

PTHP: Nuk kemi dhënë mendim pozitiv në lidhje me lirimin me kusht të personit të dënuar Sasho Mijallkov

rokuroria Themelore Publike ka njoftuar se, asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe nuk është pajtuar në lidhje me lirimin me kusht të personit të dënuar Sasho Mijallkov dhe as për të drejtën e tij për t’u larguar nga vendi..

“Prokurori publik kompetent gjatë vendimit të shkallës së parë për lirimin me kusht të të dënuarit Sasho Mijalkov ka dhënë mendim negativ. Pas marrjes së vendimit për shkarkimin e tij, prokurori ka bërë ankesë, por është refuzuar si e papranueshme, pasi ndërkohë, me ndryshimet në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve të botuara në Gazetën Zyrtare më 02.04.2024, dispozita është fshirë nga neni 254, që parashihte detyrimin për dorëzimin e vendimit për lirim me kusht te prokurori publik dhe neni 256 praktikisht e hoqi plotësisht mundësinë e prokurorit publik për ankesë ndaj vendimit për lirim me kusht. Kjo do të thotë se prokurori publik as nuk është i njoftuar për këto ndryshime dhe as nuk ka mundësi të apelojë lirimin me kusht. Nisur nga kjo, në maj të vitit 2024, kur Sasho Mijalkov mori vendimin e formës së prerë për lirim me kusht, prokurori publik nuk mund të ketë kurrfarë ndikimi në një vendim të tillë apo në mbikëqyrjen e mbrojtur të të liruarit me kusht”, thuhet në njoftimin e PTHP.

Nga aty sqarojnë se, një mbikëqyrje e tillë përcaktohet ekskluzivisht nga Gjykata dhe në përputhje me ligjin (neni 255) mund të përbëhet nga masa të veçanta të ndihmës, kujdesit, mbikëqyrjes ose mbrojtjes të zbatuara nga një autoritet kompetent në përputhje me ligjin.

Kur është fjala për rastin “Thesari”, shkruan në njoftim, prokurori publik kompetent asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për kthimin e dokumentit të udhëtimit. Përkundrazi, më 31.05.2024, prokurori ka dhënë mendim negativ për kthimin e pasaportës së të pandehurit dhe më pas në datën 19.06.2024 ka bërë ankim kundër vendimit të Këshillit Penal që ka hequr masën e sigurimit.

“Mendim pozitiv në atë rast është dhënë vetëm për anulimin e garancisë dhe atë pas shpalljes së pafajësisë përfundimtare nga Gjykata e Apelit. Mendimi pozitiv i prokurorit publik për garancitë e përcaktuara në një procedurë penale krejtësisht të ndryshme që përfundoi me lirim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit nuk mund të zbatohet për masat e nevojshme për mbikëqyrjen e lirimit me kusht të personit që është dënuar ligjërisht” thanë nga PTHP.

Reagimi i PTHP vjen pas videos së publikuar nga Monako, ku, ish-drejtori i DSK-së dhe i dënuari Sasho Mijallkov është parë para një restoranti luksoz me një “Ferrari” të kuq. Mijallkov është dënuar për disa krime të cilat i kishte hapur ish- Prokuroria Speciale Publike (PSP), por më kryesoret iu vjetërsuan.

Kujtojmë se, nga të gjitha krimet, ai ka vuajtur dënimin vetëm për rastin “Perandoria”, në të cilën u deklarua fajtor në një marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendohej fillimisht nga atëherë kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, 30 milionë euro. Më pas, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në shumën dyfish më pak.Dënimin me burg e ka vuajtur në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes e ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër.Mijalkov u lirua nga burgu më 23 maj 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments