11.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmePTHP Maqedoni ka ngritur kallëzim penal kundër 26 personave për shpërdorim të...

PTHP Maqedoni ka ngritur kallëzim penal kundër 26 personave për shpërdorim të pozitës – Shqip

Prokuroria Themelore Publike, ka ngritur kallëzim penal kundër 26 personave për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, falsifikim dokumentesh dhe punë nga pakujdesia në shërbim.

Ndër personat e akuzuar, figura kryesore është Z.A. dhe L.P. nga Negotina, si dhe A.M. nga Shtipi për shkelje të rënda ligjore të lidhura me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autoritetit. Ata janë dyshuar për manipulimin e tenderëve për furnizimin e vajit për ngrohje në institucionet publike, duke shkaktuar dëme financiare serioze për buxhetin publik.

Veprimet e tyre janë vlerësuar si shkelje e rëndë e ligjit dhe kanë shkaktuar dëme në shumën prej 18.403.386 denarë për buxhetin e Komunës së Shtipit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments