Prokuroria Speciale ka demantuar spekulimet e emisionit “360 shkallë”, se Prokurorja Speciale në dorëheqje Katica Janeva ka dhënë urdhër për fshirjen e të gjitha materialeve. Gjatë ditës së sotme emisioni “360 shkallë” në televizionin Alsat, duke u thirrur në burime, njoftoi se Katica Janeva ka kërkuar nga punëtorët e sektorit të IT në Prokurorinë Speciale Publike të kryhet e ashtu quajtura “fshirje forenzike” e kompjuterëve në Prokurorinë Speciale Publike. Urdhërin Janeva e ka dhënë gojarisht , dhe sipas burimeve të emisionit “360 shkallë” në televizionin Alsat, veç më janë bërë përgatitjet për zhvillimin e operacionit.
“Lidhur me shkrimet që dolën sot për dhënien e urdhërit për fshirjen e forenzike dhe shkatërrimin e të dhënave në PSP, të njejtat i demantojmë në tërësi. Saktësojmë se Prokurorja speciale publike nuk ka dhënë asnjë urdhër të shkruar apo verbal për shkatërrimin e materialeve apo të dhënave në kuadër të prokurorisë”, thuhet mes tjerash në reagimin e PSP-së.