www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Opozita shqiptare duhet t’i përgjigjet ftesës, por ta shfrytëzojë si arenë për të kërkuar llogari për mungesën e dialogut dyvjeçar, jo si shenjë pajtimi politik. Refuzimi do t’i bënte dëm vetë opozitës; pjesëmarrja kritike – i mban pikat.
. Interesi shtetëror > inati politik
Çështjet që ai përmend (BE, Avokati i Shtetit, ligje me mendim pozitiv nga Venecia dhe KE) janë reale dhe serioze. Refuzimi automatik do t’i lejonte qeverisë të thotë: “opozita po bllokon integrimin”. Kjo është goditje direkte për imazhin e opozitës.
Dy standarde përdori Mickoski? .
Por kjo s’është arsye për bojkot
Fakti që Mickoski për dy vite nuk ka bërë konsultime është kritikë e vlefshme dhe duhet theksuar publikisht,edhe pse pati një takim vetëm me LSDM
LSDM-ja ia ka mbyllur një derë Mickoskit me deklaratat e veta
Kur LSDM ka thënë se qeveria teknike nuk është e nevojshme, Mickoski tani e përdor këtë kundër tyre. Këtu opozita duhet të jetë precize: reformat po – relativizimi i kontrollit institucional jo.Por bojkot total do të ishte gabim strategjik. Opozita duhet të shkojë dhe ta demaskojë këtë hipokrizi në tavolinë, jo nga jashtë.
Përgjigjja duhet të jetë e kushtëzuar, jo naive
Opozita duhet të thotë qartë:
Po, kërkojmë proces transparent, afate dhe përfshirje reale, jo takim formal për foto sesion e pastaj të manipulojë me takimin
Po, ulemi për temat që lidhen drejtpërdrejt me BE-në
Jo, nuk japim “çek të bardhë” për agjendën e qeverisë
Mesazhi publik i opozitës duhet të jetë ky:
“Ne vijmë për BE-në, jo për të shpëtuar qeverinë nga krizat e saj.”…www.telegrami.mk
================================================
Mesut Shabani

