2.8 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmePse Kryepeshkopi Anastas Janullatosi vizitoi vetëm Fredi Belerin në burg, jo edhe...

Pse Kryepeshkopi Anastas Janullatosi vizitoi vetëm Fredi Belerin në burg, jo edhe të burgosurit tjerë të besimit orthodoks ?!

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Vërtetë ,Fan Noli po rrotullohet në varr. Kryepeshkopi i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos,po del nga klishea e mospërzierjes në politikë të Fesë posaçërisht kësaj rradhe bëhet fjalë për veprimet të Kishës Orthodokse , porosia e tij është pastër politike dhe standardet që ndjek Kisha Orthodokse Greke në Greqi ku përzihet drejtëpërdrejtë në politikë ditore dhe shtetërore ,po mundohet Janullatosi ti akreditojë edhe në politikën shtetërore shqiptare .Kjo është hera e parë që një komuntet pa u sjellur gjykim fuqiplotë ,ku kreu i K.O.SH Janullatosi zyrtarisht mundohet të bëjë përzierje në ndikim dhe tentim në vendime të Gjyqësorit Shqiptar kur dihet se Gjyqësia në Shqipëri të paktën sipas Kushtetutës vepron e pavarur dhe njëjtën kohë paraqitja e Janullatosit është tentim ndikim në Prokurorinë e shtetit Shqiptar për lirim të Fredi Belerit .(Vizitat e njerëzve që kanë të bëjnë direkt me lëndën e hetuesisë askund nuk lejohen në botë për shkak të ndikimit në procedurë hetuese .A duhet të dridhemi se po na vjen Janullatosi me ekipën …? Po të ishte për rrëfim fetar të Belerit plot priftërinj orthodoks me grada fetare më të ulta do kishin kryer ritin e rrëfimit fetar ,jo Janullatosi Kryepeshkopi…i cili me vetë paraqitjen në vizitë ka thyer Kodin e Kishës Orthodokse Autoqefale Shqiptare për mospërzierje në punët shtetërore . Shqipëria është shtet laik…Pse Janullatosi nuk vizitoi të tjerë të burgosur të besimit orthodoks në burgjet e Shqipërisë ..?…Janullatosi me vizitën Belerit dërgoi porosi me motiv PASTËR POLITIK dhe vjen si kërkesa më e fundit pas protestës së Kryebashkiakut të Athinës në Himarë ashiqare …LIRONI BELERIN se…?! Pra nëse Shteti Shqiptar lejoi vizitën e Janullatosit atëherë nesër duhet të lejojë vizitën e Kryeparit të Komunitetit Mysliman në Shqipëri ,pastaj Kryeparin e Kishës Katolike në Shqipëri ..dhe komunitetet tjera fetare…jeta është baraspeshë…të gjithë janë njësoj para ligjit ,kushtetutës dhe ZOTIT .

www.telegrami.mk…

lajmi aktiv që qarkullon

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments