3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePse ka shkallë të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në Maqedoni, ja...

Pse ka shkallë të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në Maqedoni, ja çka thotë Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje u pyet se përse është i lartë numri i personave që po vdesin nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se virusi sulmon jo vetëm mushkëritë e bardha por edhe organet tjera.

“Në lidhje me sëmundjen vlerësoj se kemi komunikim intensiv në trajtimin e atyre që kanë formë të rëndë të sëmundjes, sëmundje e cila i sulmon jo vetëm mushkrit e bardha por të gjithë organet, e sulmon gjakun dhe në këtë mënyrë pasojën gjithë organet.

Forma e fundit kur përdoret aparati për frymëmarrje praktikisht edhe përskaj terapisë intensive pacientët nuk mund të shpëtohen.

Ne në shumë raste kemi konsultuar analizë shkencore kemi analizuar edhe rezultatet nga mjekimet në institucione tjera, me të vërtet është shumë, shumë i madh përqindja e vdekshmërisë të pacientëve që kanë formën e rëndë të sëmundjes”, tha Venko Filipçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments