Kjo e shtunë ishte planifikuar t’i gjente Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe partnerët e saj të ri të koalicionit në sallën e Kuvendit.
Por, planet që ta votonin Avdullah Hotin për kryeministër ua shtyri Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së Vetëvendosjes se vendimi i presidentit për ta mandatuar kandidatin nuk përkonte me Kushtetutën, njofton Klan Kosova.
Por, ky subjekt nuk është mjaftuar me kaq. Në fakt kreu i saj, që është kryeministri në detyrë, për sqarimin e dekretit të 24-të të Hashim Thaçit i është drejtuar edhe komisionit të Venecias.