Rrudhat nuk shfaqen pasi të keni kaluar numrin magjik. Një rol të madh në paraqitjen e rrudhave, përveç gjeneve, luan mënyra e jetesës.
Ka disa arsye disi të pazakonta përse rrudhat krijohen në fytyrën tuaj.
Përtacia – Ju nuk jeni saktësisht një djalë që i pëlqen aktiviteti fizik, dhe madje edhe më pak, që merret me sportet? Për fat të keq, kjo ndoshta është arsyeja për rrudhat tuaja.
Një studim i botuar në revistën “American Medical Society for Sports Medicine” sugjeron se ata që rregullisht angazhohen me sport kanë rrudha më pak të theksuara se ata për të cilët sportet nuk janë gjëja më e preferuar.
Shpjegimi është në fakt shumë i thjeshtë, lëkura e tyre është më e butë dhe më e shëndetshme, dhe për këtë mund t’i falënderohen mënyrës shumë aktive të jetës.
Puna në kompjuter – Përveç se drita e lëshuar nga ekrani ndikon në shëndetin e lëkurës, ndërsa jeni duke shikuar në ekran, ajo krijon rrudha në këndet e jashtme të syrit.
Pastroni shpesh fytyrën tuaj – Mund të duket si një ide e zgjuar që lëkurës së fytyrës çdo ditë t’i kushtoni vëmendje. Por duket se ajo nuk e pëlqen atë, transmeton KosovaPress.
Duke pastruar lëkurën tuaj ju do të hiqni sebumin natyral që ka rolin kryesor të të ushqyerit dhe hidratimin e lëkurës, dhe një lëkurë që nuk është e hidratuar mirë tregon shenja të plakjes.
Nuk mbani syze dielli – Filtrat UV në syzat tuaja do të mbrojnë zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit.
Ju pëlqeni të punoni në grimasa – Të gjitha grimasat që përsëriten vazhdimisht, të tilla si qeshja, fërkimi, shkaktojnë rrudha. Por edhe nëse pini duhan, do të vini re rrudhat në fytyrë.