Burrat duan aq dashuri sa edhe gratë, por kanë frikë ta humbin lirinë.
Pesë arsyet e mëposhtme janë ato që ndikojnë për të marrë vendim për të lënë të dashurën:
- Ndihet sikur partnerja dëshiron ta përmirësojë
Është një thënie e njohur se meshkujt martohen duke shpresuar se gratë nuk do të ndryshojnë kurrë dhe se gratë martohen, duke shpresuar se ai do të ndryshojë. Një burrë nuk dëshiron që dikush ta ndryshojë, por dëshiron të zbulojë veten bashkë me partneren e tij që e do dhe e mbështet. Nëse ai mendon se një grua nuk është e mjaftueshme, se në sytë e saj defektet e tij janë të mëdha, ai fillon të kërkojë derën e daljes, transmeton KosovaPress.
- Ndihet i kërcënuar nga suksesi i partnerit
Hulumtimet kanë treguar se burrat bien në vetëbesim kur partnerja e tyre është e suksesshme, edhe nëse ata nuk janë në konkurrencë. Suksesi i grave shpesh inkurajon burrat të ndihen të pasuksesshëm. Për shkak të grave të tilla, ata fillojnë të mendojnë t’i braktisin ato.
- Nuk dëshiron të dëgjojë kundërshtimet
Deri në një masë, një burrë do të injorojë ose do të shmangë ankesën e partneres së tij, por herët a vonë do të tregojë haptazi se nuk dëshiron të dëgjojë, pasi burrat nuk janë të prirë për të analizuar, veçanërisht për emocionet. Fakti është se burrat thjesht dëshirojnë të vlerësohen.
- Ai dëshiron më shumë intimitet Seksi për meshkujt është shumë i rëndësishëm dhe duan të ndihen si personi më i dëshirueshëm gjatë jetës bashkëshortore. Mungesa e seksit mund ta shtyjë që të braktisë partneren edhe nëse e dashuron.
- Partneri e krahason me burra të tjerë
Kur një grua fillon të krahasojë burrin e saj me të tjerët, atëherë ajo bie në një fushë të rrezikshme. Një burrë dëshiron të besojë se ai është i vetmi që është i rëndësishëm. Ai nuk dëshiron të dëgjojë për të tjerë.