7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePse AAA do të mbetet në Qeveri ?!

Pse AAA do të mbetet në Qeveri ?!

Lajmi interaktiv

Jeta nuk shkruan romane, përkundrazi romanizohet jeta .JETA është një ?!

Partia politike shqiptare AAA iu bashkangjit në moment të fundit vagonit të fundit të lokomotivës Qeveri dhe shpëtoi ,keq a mirë ku si provë eksperimentale hyrja në Qeveri e mbijetoi për 1 palë zgjedhjesh të këshillit komunal në Tetovë ku mori një këshilltarë ,në krahasim me ASH që në Tetovë nuk kaloi mirë mbeti pa këshilltarë …mu për shkak se AAA ishte pjesë e Qeverisë ,e cila dorën në zemër bëri disa punësime dhe njeriun e mba shpresa se po dalin nga Qeveria ata që ishin me kontrata në vepër mund të largohen…nuk je më pjesë e Qeverisë…praktikë e njohur në RMV ….Ndërsa zgjedhjet parlamentare në RMV janë në 2024 dhe po doli nga Qeveria AAA për një vit do e gjejë më keq se ASH në Tetovë. AAA në Kuvend mund të ketë 1 deputet ose 0 . Kjo është JETA REALE . KEQ A MIRË AAA me ndonjë post më pak në Qeveri e mba shpresa se mund të ketë maksimumi 3 deputetë ,sepse votuesit do vazhdojnë të shpresojnë se realiteti është më i kapshëm dhe se me shpresë me një angazhim më të madh për fitim votash mund të vazhdojnë të mbeten në Qeveri në 2024…po pse jo edhe të kalojnë veten të marin 5 deputetë ….Nëse dalin tash kan lajtur…A e dijnë në AAA këtë ? PO…PO..e dijnë dhe janë të vetëdijshëm se AAA ka 4 deputetë ,po ashtu është e vetëdijshme se ASH ka 8 deputet,dhe po të kishin hyrë atëherë bashkarisht ASH do të kishte marë më shumë poste dhe se postet që i patën në Qeverinë Kovaçevski i patën falë mungesës së ASH deri tash në Qeveri…Loja tash ka vazhdimin e parë pas 90 minutave …POR prekjen e dy a tre posteve drejtorësh , posaçërisht të MEPSOS ku drejtor është Orhan Murtezani që duhet të kuptojë me kokën akull dhe pa sedër ,politika vërtetë është formë e organizimit të grupit të caktuar njerëzish por nuk kupton mbisundim inatesh personale sikur QAMETI ka ndodhë ,sepse në MEPSO atje nuk u zgjodh Orhan Murtezani me konkurs por me emrim dhe me marrëveshje politike ,në opinionin gazetaresk përflitet edhe për sjellje jo të hijshme -nervoze gjatë bisedave për riformatim në Qeveri .Pra për AAA minus sjelljeve të ndonjë politikani brenda llojit të vet dhe vërejtjeve nga pjesë elektorati ,duhert të mbisundojë ndenja në Qeveri e cila do jetë më butë ,më pak e dhimbshme se sa dalja dhe efekti domino që nënkupton edhe ikje elektorati nëpër tabore tjera politike …I DI META PUNËT E VETA …

wwww.Telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments