8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProtestë para Kuvendit të Kosovës

Protestë para Kuvendit të Kosovës

Në Prishtinë, disa qytetarë kanë filluar të mblidhen në shenjë proteste para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku të mërkurën, pritet të votohet qeveria e re e Kosovës.

Protesta para Kuvendit të Kosovës

Protesta para Kuvendit të Kosovës

Ndërkohë rreth orës 11:00 deputetët janë parë duke arritur në Kuvend.

Ligjvënësit pritet që të votojnë për qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të drejtën për formimin e qeverisë nga LDK-ja e njohu Gjykata Kushtetuese e Kosovës që shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re.

Dekretin e presidentit e dërgoi në kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje që pretendonte se nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për të propozuar mandatarin e ri.

Qeveria Kurti u rrëzua në muajin mars pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments