Iniciativa “Kush e ka radhën” sot mbajti protestë para Kuvendit, për shkak të tragjedisë në Koçan.
Borjan Evtimov kërkoi transparencë dhe përgjegjësi institucionale për rastin “Puls” në Koçan. Ata insistojnë që të publikohen dokumentet nga viti 2012 e deri më sot për të parë nëse është kryer ndonjë mbikëqyrje mbi këtë diskotekë. Kërkesa drejtohet ndaj institucioneve përkatëse, duke përfshirë MPB-në, inspektoratet dhe vetëqeverisjen lokale.Në lidhje me rastin “Puls” Koçan, iniciativa jonë është e kuptueshme, por pyesim veten nëse autoritetet do ta zbatojnë drejtësinë në mënyrë dinjitoze. Prandaj kërkojmë që dokumentacioni për të punën e diskotekës nga viti 2012 e deri më sot të publikohet në mënyrë transparente dhe objektive. Përkatësisht të publikohen nga të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë MPB-në, Inspektoratin shtetëror të tregut, Ministrinë e ekonomisë, Inspektorati shtetëror ndërtimor, Inspektorati shtetëror për urbanizëm, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Drejtoria e të ardhurave publike, Vetëqeverisja lokale në Koçan, Inspektorati ndërtimor lokal dhe trupi konsultativ për siguri dhe prevenim i formuar në Komunën e Koçanit. Kërkojmë që këto dokumente të publikohen që të shohim nëse është kryer ndonjë mbikëqyrje në këtë diskotekë. Sistemi në Maqedoni nuk ka funksionuar që nga themelimi dhe për këtë kërkojmë që dokumentacioni për të gjitha tragjeditë tjera që kanë ndodhur në periudhën e kaluar të publikohet në mënyrë transparente. Me fjalë të tjera kërkojmë që të publikohet dokumentacioni për rastet që kanë të bëjnë me Besa Trans, Durmo Turs, Onkologji dhe Spitalin Modular të Tetovës”, tha Evtimov.