0.6 C
Tetovo
E martë, 20 Janar, 2026
BallinaLajmeProtestë në Tetovë kundër tatimit retroaktiv për qytetarët që kanë punuar jashtë...

Protestë në Tetovë kundër tatimit retroaktiv për qytetarët që kanë punuar jashtë shtetit

Pas Kumanovës, sot edhe në Tetovë, dhjetëra persona që kanë punuar në shtetet e lindjes, protestuan përpara Drejtorisë së të Ardhurave Publike, për të kërkuar anulimin e vendimit për pagesë të tatimeve.

Banorët arsyetohet me faktin se kanë ndenjur jashtë më shumë se 6 muaj, gjë kjo që i liron ata nga tatimi sepse bëhen shtetas jo rezident.

“Shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit më shumë se 183 ditë dhe sipas Ligjit për tatim personal duhet të trajtohen si jorezident tatimor. Ky status nuk na njihet nga DAP, dëshmitë për qëndrim dhe punë jashtë shteti nuk merren në konsideratë nga punonjësit e drejtorisë po kërkohet edhe formalizimi i largimit nga vendi si dhe dokument për tatim në vende në konflikt që është e pamundur të merret nga qytetarët. Ne nuk jemi kundër tatimit por kundërshtojmë kërkesën e padrejtë dhe retroaktive. Pesë vite mbrapa nuk është drejtësi, kërkojmë siguri ligjore”, tha Semir Beqiri.

Qytetarët shprehen të revoltuar.  Thonë se kanë punuar në zonat e luftës për të siguruar kafshatën e gojës.

“Në shkuam atje për bukën e gojës, për ta mbajt familjen, paratë i harxhuam këtu dhe tatimet i kemi paguar si nëpër dyqane, për ndërtim, banesa kemi marr pra paratë janë derdh sërish në shtet dhe duhet shteti të përgjigjet dhe të na liroj nga taksa”, tha një protestues.

“Disa qeveritar që i sollën këto Ligje  duhet të përgjigjen, le të vjen këtu Artan Grubi që i solli këto ligje dhe të përballet me ne. Sepse kjo është e palogjikshme. Ne jemi krejt invalid nga punët në Irak dhe Afganistan, dhe shkuam atje për ti rrit fëmijët, të ikim nga këtu, e tash pas dhjetë vitesh kërkojnë paratë që ne i kemi harxhuar ato para. Kërkojmë nga qeveria që të ndryshoj këtë Ligj sepse ky ligj është abnormal. Ne i drejtohemi për dëmshpërblim Amerikës sepse kemi trauma, jemi shkatërruar, ne dënojmë Amerikën këta na dënojnë neve”, u shpreh një protestues.

Qytetarët thonë se do vazhdojnë rregullisht me protesta, ndërsa kërkuan edhe qytetarë të tjerë t’i bashkëngjiten kësaj nisme. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments