4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeProtestë me bomba tymuese në Kuvendin e Serbisë(video)

Protestë me bomba tymuese në Kuvendin e Serbisë(video)

Duke protestuar kundër politikave të Qeverisë së Serbisë dhe në mbështetje të studentëve demonstrues, ligjvënës serbë hodhën bomba tymuese për të penguar zhvillimin e një seance të Kuvendit serb, më 4 mars. Qeveria miratoi rendin e ditës me 62 pika, por refuzoi kërkesën e opozitës që të diskutohej vetëm për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë. Studentët në Serbi po protestojnë prej muajsh kundër korrupsionit dhe rreziqeve ndaj sigurisë publike, teksa po bëjnë thirrje për reforma.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments