Reaguan nga Qeveria nga ku thonë se protestat janë malicioze dhe politikisht të motivuara dhe se pagat nuk janë të larta, por mundësitë e buxhetit janë të kufizuara. Gjithashtu nga Qeveria shtojnë se protestat nuk janë mënyra më e mirë e komunikimit, dhe se janë të hapur për të arritur një marrëveshje me të gjitha organizatat sindikale përmes dialogut.
“Nëse AOGJSH vërtet kujdesen për pagat e punonjësve, i ftojmë ata për bisedime me qëllim që të gjejmë zgjidhje të vërteta. Përndryshe mbetet dyshimi se AOGJSH është organizatë sindikale që punon për interesa të partive të caktuara, të cilat nuk mendojnë asgjë tjetër veçse për të grumbulluar pikë politike në kurriz të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Qeverisë.