13.5 C
Tetovo
E diel, 16 Mars, 2025
BallinaLajmeProtestat anti-Vuçiq në Beograd, Mickoski: E ndjekim situatën, nuk presim bartje te...

Protestat anti-Vuçiq në Beograd, Mickoski: E ndjekim situatën, nuk presim bartje te ne

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vendi ynë po ndjek me kujdes situatën me protestat kundër qeverisjes së Aleksandër Vuçiqit në Serbi, përcjell TV21. Mickoski tha se institucionet tona janë të përgatitura, por që nuk pret që protestat të barten te ne.“Është normale që ta ndjekim, do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk ndjekim gjendjen me fqinjët tanë dhe në bazë të asaj jemi të përgatitur për sfidat, nëse ka të tilla, kemi skenarë të përpunuara, kuptohet, por nuk pres bartje te ne. Në lidhje me pjesëmarrjen tonë, politika jonë është e qartë, ne as nuk duam që të në përzihen në punët tona të brendshme, as ne nuk do të përzihemi në punët e brendshme të cilido vend. Detyra jonë e brendshme është detyrë e jonë e brendshme, ndërsa detyra e brendshme e shteteve të tjera është detyrë e tyre. Nëse dikush kërkon ndihmë nga ne, këshillëdhënëse, çfarëdo, këtu jemi, në suaza të ligjit dhe Kushtetutës së Maqedonisë të mundësojmë një gjë të tillë, nëse jo, sërish ne do ta shikojmë detyrën tonë, sepse kemi punë që duhet t’i kryejmë në shtëpi! As nuk kemi ambicie, as nuk duam që të jemi pjesë e punëve të brendshme të cilido vend në botë”, deklaroi Mickoski./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments