-0.4 C
Tetovo
E diel, 23 Shkurt, 2025
BallinaLajmeProtesta të dhunshme në Bullgari, 6 të arrestuar dhe 10 policë të...

Protesta të dhunshme në Bullgari, 6 të arrestuar dhe 10 policë të plagosur

Trazira dhe përplasje kanë shpërthyer në Sofje në Bullgari këtë të shtunë.

Mijëra protestues të partisë ultra-nacionaliste “Ringjallja” në Bullgari dhunuan dhe tentuan të hynin në ndërtesat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Menjëherë autoritetet, policia janë vendosur në vendngjarje, ndërsa raportohet se të paktën 10 policë janë lënduar dhe 6 persona janë arrestuar.

Protestuesit lyen me bojë të kuqe fasadën e ndërtesave dhe tentuan t’i vënë flakën hyrjes. Më tej konflikti u përshkallëzua kur pati një provokim nga protestuesit, të cilët filluan të hedhin fishekzjarrë, vezë dhe balona të mbushura me bojë të kuqe.

Zëvendës shefi i departamentit rajonal të MPB-së, Stefan Ivanov, në një konferencë për media tha se protesta para ndërtesës së Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian nuk është autorizuar, duke shtuar se forcat policore kanë marrë masa për mbrojtjen e objekteve.

Ndërkohë kundër dhunës është shprehur edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Skena të furishme në Sofje, ku u vandalizua zyra e BE-së. Në Evropë, ne ushtrojmë të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore. “Dhuna dhe vandalizmi nuk janë kurrë zgjidhje”, ka shkruar ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments