Kreu i shtetit Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me protestën para Kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera ushqimore.
Meta ka pasqyruar masat që kanë marrë qeveritë e vendeve fqinje për krizën, ndërkohë që thekson se qeveria jonë nuk ka asnjë paketë ekonomike për familjet në nevojë, biznesin e vogël, fermerët etj,
Më tej thotë se tashmë është koha për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të ulur çmimet.
Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
Kroacia heq akcizën e naftës.
Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
Për uljen e çmimit të karburanteve;
Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!