Në Tetovë sonte u mbajtën bllokada të komunikacionit në rrugët dhe bulevardet e qytetit nga ana e iniciativës “Mjaft më” në shenjë pakënaqësia nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Në tre vende prej orës 18:00 anëtarët e iniciativës dhe qytetarë bllokuan tre udhëkryqe – rrethrrotullimin te Monopoli, rrethrrotullimin në bulevardet Ilinden dhe Video Smilevski-Bato (drejt Gostivarit) dhe rrethrrotullimin te stadiumi. Bllokadat kanë zgjatur 45 minuta. “Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të energjisë elektrike për 46 për qind, heqje të komisionit rregullator, të zvogëlohet TVSH-ja prej 18 në 5 për qind dhe të formohet organ arbitrar i pavarur i cili do të verifikojë cilësi të shërbimeve dhe i adreson lëvdatat e qytetarëve nga kompanitë energjetike”, potencuan nga bordi organizues. Kjo është hera e gjashtë që organizohen protesta publike dhe tubime në Tetovë në të cilat shprehet revolta e çmimeve të rritura të energjisë elektrike.