12.5 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaProtesta kundër të djathtës ekstreme/ Një muaj para zgjedhjeve, mijëra vetë në...

Protesta kundër të djathtës ekstreme/ Një muaj para zgjedhjeve, mijëra vetë në rrugët e Berlinit

Dhjetëra mijëra gjermanë protestuan në Berlin dhe qytete të tjera kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 shkurtit.

Në Portën e Brandenburgut të Berlinit, një turmë e madhe këndoi këngë antifashiste dhe mbante.

Aktivistët thanë se shpresonin se tubimi gjithashtu do të tërhiqte vëmendjen ndaj partive të tjera të ekstremit të djathtë në Evropë dhe administratës së re të Presidentit të SHBA Donald Trump.

Ekonomia më e madhe e Evropës është tronditur pasi koalicioni qeverisës trepartiak i kancelarit Olaf Scholz u shpërbë në fund të vitit të kaluar mes mosmarrëveshjeve për tejkalimin e krizës.

Protestat u zhvilluan ndërsa AfD hapi fushatën e saj zgjedhore dhe kandidatja e AfD-së për kancelare, foli para rreth 4,500 njerëzve. Alternativa ka edhe mbështetjen e Elon Musk, i cili iu drejtua turmës virtualisht.

Partitë kryesore kanë deklaruar se nuk do të punojnë me AfD.

Partia e ekstremit të djathtë është në vendin e dytë me 20% sipas sondazheve më të fundit të, ndërsa blloku i qendrës së djathtë është në vendin e parë me rreth 31%.

Social Demokratët e kancelarit Olaf Scholz aktualisht qëndrojnë në vendin e tretë me 15%, pak përpara të Gjelbërve me 14%.

Agjencia e brendshme gjermane e inteligjencës, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, e ka klasifikuar AfD-në si një organizatë të “dyshuar” ekstremiste të së djathtës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments