Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp foli për protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër, më datë 07 tetor, në orën 18:00.
Berisha zbuloi detaje nga protesta e së nesërmes, ndërsa theksoi se ‘nesër fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.’
Ndër të tjera kryedemokrati u shpreh se opozita ka marrë vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë.
“Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.”, tha Berisha.