Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i është përgjigjur deklaratave të nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, i cili në TV21 tha se kandidati shqiptar në zgjedhjet presidenciale do të shkojë në dobi të VMRO-DPMNE-së, përcjell TV21. Kasami tha se kjo është kontradiktore pasi VMRO-DPMNE gjithashtu do ta votojë edhe qeverinë teknike dhe kryeministrin teknik.
“Ata duhet ta dinë që në qeverinë teknike, kryeministri dhe ministrat do të votohen edhe nga VMRO, pra ata kanë bashkëpunuar dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me VMRO-në dhe akuzojnë opozitën për çfarëdolloj bashkëpunimi me VMRO-në, është ajo thënia popullore kur prostituta akuzon të tjerët për prostitucion”, tha Kasami./tv21.tv