Këshilltarët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut, sot në Këshillin e komunës së Tetovës, procesuuan kërkesën e një ditë më parë të ministrisë së Mbrojtjes, për vendosjen e memorialit përkujtimor në fshatin Vicë për rënien e gjashtë policëve gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001.
Por kërkesa e tyre nuk u përkrah nga këshilltarët tjerë të këshillit. Pro votuan vetëm gjashtë këshilltarë. Ndryshe, ditë më parë ministrja e Mbrojtjes Petrovska, e ngriti këtë iniciativë, duke deklaruar se harxhimet për vendosjen e këtij memoriali, do ti bart Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së veriut.
“Për tju dhënë respekt të rënëve të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut që humbën jetët në masakrën e Vicës, ngremë nismë në bazë të Nenit 18 të Ligjit për memorialët, që Këshilli i komunës së Tetovës të sjell vendim për ngritjen e përmendores. Këto ngjarje nuk guxojnë dhe nuk duhet të na ndajnë po ato duhet të na rikujtojnë për të shkuarën që të mos na përsëriten gabimet. Këtë nismë do e ngremë ne sot në Këshillin e komunës së Tetovës, me propozim të ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska”, tha Gligorie Stojanovski, këshilltar i LSDM në Këshillin e Tetovës. /Alsat.mk