Në lidhje me propozimin e Presidentit të Ukrainës, Zelensky për bashkëprodhimin e armëve në vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e mbajtur ditën e djeshme në Tiranë, kryeminstri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se ka gjetur miratimin e gjithë të pranishmve.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka industri të prodhimit të mjeteve ushtarake, të cilën ka shtuar se duam ta kemi së pari për veten tonë referuar propozimit të Zelenskyt për bashkëprodhim armatimesh.
Pyetje: Më lejoni të ju drejtohemi për një zgjatim të samitit të ditës së djeshme mjaft të rëndësishëm, ku kishte një propozim nga ana e Presidentit të Ukrainës për bashkëprodhimin e armëve. A ka kapacitet Shqipëria për të prodhuar armë dhe si mund t’i vijë në ndihmë vendi ynë Ukrainës?Edi Rama: Patëm një samit shumë të mirë dhe diskutuam takime mjaft të mira në nivele dypalëshe. Ai samit tregoi diçka që është thelbësisht e rëndësishme që të gjithë ishin këtu. Rajoni ishte larg duarve të Rusisë dhe ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Dhe kemi punuar dhe po punojmë që të kemi marrëveshjen e duhur, po punojmë të gjejmë partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër dhe për të bërë më shumë investime për ne. Propozimi nuk ka asgë të jashtëzakonshme. Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi dhe të gjithë thanë “po”, jo vetëm Shqipëria, të gjithë. Ky është një proces dhe ne e dimë shumë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje, si çdokush tjetër dhe do ta bëjmë këtë. Ka vetëm një kusht: Ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët./tvklan.al