12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkurorja shqiptare Lejla Kadriu përze “policët e Agim Nuhiut nga Siniçani”: Largohuni,...

Prokurorja shqiptare Lejla Kadriu përze “policët e Agim Nuhiut nga Siniçani”: Largohuni, lerni njerëzit të punojnë!

linku https://lajmpress.org/prokurorja-shqiptare-perze-policet-e-agim-nuhiut-nga-sinicani-largohuni-lerni-njerezit-te-punojne/

Prokurorja Lejla Kadriu është heroina e ditës së sotme. Ajo ka dalë në fshatin Siniçan dhe ka larguar policinë e cila pengonte banorët të ndërtojnë ujësjellësin.

“Tërhiqnu, lerni njerëzit të punojnë për shkak të urgjencës së procedurës”, u ka thënë prokurorja Kadriu policëve.
Paraprakisht banorët e fshatit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet në bjeshkë për ujësjellësin. Aty qëndroi edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe ka urdhëruar largimin e policisë megjithatë policët presin urdhër nga eprorët që të largohen nga vendi u ngjarjes dhe të vazhdojnë punimet. Nga ana tjetër janë edhe banorët e fshatit që duan të vazhdojnë punimet. Përplasja fizike vazhdon ende mes policisë dhe protestuesve. Aty ndodhet prej mëngjesit edhe kryetari i komunës së Bogovinës ku i kundërshton forcat e policisë dhe thotë se do të kalojnë natën aty, megjithë banorët e fshatit, deri sa policia të largohet nga vendi ku po kryhen këto punime. Kryetari i komunës, Xhemaili thotë se është i sigurt se punimet do të rifillojnë dhe uji do të mbërrijë në shtëpitë e fshatrave. Nga ana tjetër nuk ka asnjë komunikatë me shkrim nga policia pse po ndalon këto punime.
Qytetarët kanë përshëndetur sjelljen e guximshme të prokurored Kadriu.
“Të lumtë prokurore që i përzure policët e Agim Nuhiut”, kanë komentuar banorët e Siniçanit.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1225414837804399&id=100010076834178&anchor_composer=false

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments