Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se për momentin nuk mund të ndajnë informacione me publikun në lidhje me aksionin e policisë që po zhvillohet në vendin tonë. Nga PTHP thonë se pas përfundimit të së njëjtit do të informohet publiku. Ndryshe, jozyrtarisht në vendin tonë po zhvillohet aksion në bashkëpunim me Interpol dhe Europol, për kapjen e pjesëtarëve të një grupi kriminel që merrej me falsifikimin e parave. Nga PTHP konfirmojnë se bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar.
“Po vijojnë aktivitetet e një grupi të përbashkët hetimor ndërkombëtar, i cili në territorin tonë koordinohet nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Vijojnë veprimet policore dhe aktivitetet të tjera, nuk mund të ndahen detaje të mëtejshme për momentin për të mos ndërprerë procedurat. Pas përfundimit të aktiviteteve operative, institucionet e përfshira do të informojnë në mënyrë të koordinuar publikun”, thonë nga PTHP.