10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaKronikëProkuroria Themelore Gostivar / Babë e bijë, shtetas të Kosovës ndërtuan bungalot...

Prokuroria Themelore Gostivar / Babë e bijë, shtetas të Kosovës ndërtuan bungalot në Leunovë – u është ngritur kallëzim penal,për ndërtim pa leje .

Objektet e forta ndërtimore, rreth 200-300 metra nga liqeni, janë evidentuar gjatë një kontrolli nga një inspektor ndërtimi, gjatë të cilit investitorët janë urdhëruar të ndalojnë aktivitetet e ndërtimit. Pavarësisht kësaj, ata kanë vazhduar të ndërtojnë objektet në kundërshtim me ligjin
Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur kallëzim kundër dy personave fizik dhe një personi juridik për veprën penale Ndërtim pa leje nga neni 244-a i Kodit Penal.

Ata janë babë e bijë shtetas të Kosovës, si dhe person juridik në të cilin vajza ka qenë menaxhere. Sipas aktakuzës, në periudhën prej datës 10.07.2021 deri më 20.09.2021, pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent, kanë filluar të ndërtojnë tetë bungalot në fshatin Leunovë, komuna e Mavrovës dhe Rostushë. Objektet e forta ndërtimore, rreth 200-300 metra nga liqeni, janë evidentuar gjatë një kontrolli nga një inspektor ndërtimi, gjatë të cilit investitorët janë urdhëruar të ndalojnë aktivitetet e ndërtimit. Pavarësisht kësaj, ata kanë vazhduar të ndërtojnë objektet në kundërshtim me ligjin.

https://360stepeni.mk/tatko-i-kerka-kosovski-drzhavjani-gradele-bungalovi-vo-leunovo-zarabotija-krivichna/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments