5.3 C
Tetovo
E diel, 29 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeProkuroria solli vendim: I kërkon Gjykatës t’i merret pasaporta Jovan Despotovskit

Prokuroria solli vendim: I kërkon Gjykatës t’i merret pasaporta Jovan Despotovskit

Ashtu edhe siç njoftuam paraprakisht, se do të kërkohen masa të kujdesit për ish drejtorin e Zonës Zhvillimore Industriale dhe Teknologjike, Jovan Despotovski, e njëjta është konfirmuar edhe nga Prokuroria Publike Themelore, transmeton TV21.

Nga PPTh konfirmojnë se kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatë që t’i merret pasaporta Despotovskit dhe të detyrohet që të paraqitet në Gjykatë.Prokuroria Publike Themelore Shkup kundër personit në fjalë është duke udhëhequr procedurë paraprake për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar në bazë të Nenit 353 të Kodit Penal. Prokurori publik kompetent deri te Gjykata Themelore Penale Shkup sot ka dorëzuar propozim për marrjen e dokumentit të udhëtimit (pasaportës) dhe detyrim për paraqitje në Gjykatë si masë e kujdesit. Në lëndë ende nuk janë ndërmarrë masat nga ana e Prokurorisë Publike Themelore Shkup dhe Policia Financiare. Me qëllim që të mos dëmtohet procedura, të dy institucionet në mënyrë të koordinuar do ta informojnë publike atëherë kur do të krijohen kushtet për të”, thanë nga Prokuroria.

Kujtojmë se gjatë ditës u raportua se Despotovski është arrestuar, por të njëjtën e mohoi ai duke thënë se është e pasaktë, për siç thuhet, mashtrim prej 2 milionë eurosh në ZZhIT Shtip dhe Strumicë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments