Prokuroria Themelore Publike do ta ankimojë vendimin e Gjykatës Themelore të Strugës, e cila javën e kaluar e liroi nga akuza kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, lidhur me rastin e prokurimit të veturës luksoze Audi A6 në vlerë prej 67.000 euro dhe tre automjeteve të tjera me vlerë të përgjithshme prej 114.000 euro, në kohën kur komuna e Strugës kishte të bllokuar llogarinë bankare.
“Vendimi ende nuk ka mbërritur në Prokurorinë Publike. Pas marrjes së tij, prokuroria do t’i analizojë rezultatet dhe do të marrë vendim në lidhje me ankesën. Me marrjen e vendimit, praktikisht do të përcaktohen rrethanat mbi të cilat do të bazohet ankesa”, thonë nga PTHP- Strugë.sh-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në kohën e së cilës ishte dorëzuar nismë në Prokurorinë Publike, thotë se një vendim i tillë është befasues. Ajo priste që Merko të merrte dënim adekuat.
“Mendoj se ky vendim nuk është vendim i mirëfilltë dhe nuk e kënaq drejtësinë. Gjatë marrjes së vendimit duhet të merren parasysh të gjitha faktet dhe rrethanat për rastin në fjalë. Mendoj se në këtë rast kjo nuk ka ndodhur, sepse nuk janë marrë parasysh rrethanat se si e ka blerë veturën. Me këtë krijohet një shembull i keq në të ardhmen për mënyrën e përdorimit të parave publike”, u shpreh Biljana Ivanovska – ish-kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.
Gjyqtari Jordan Jovanov thotë se, nga aspekti juridik dhe pas analizës së të gjitha dispozitave ligjore, nuk është konstatuar bazë për përgjegjësi penale të Merkos dhe për këtë arsye gjykata ka marrë vendim ta liruar nga aktgjykimi. Më 19 qershor vazhdon gjykimi ku Merko akuzohet për emërime të paligjshme të drejtorëve në disa shkolla fillore, kur pritet që mbrojtja ta japë fjalën përfundimtare, dhe është e mundur që të ketë edhe aktgjykim. /Alsat/