5.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
BallinaLajmeProkuroria nis hetim për rastin e mostrave të trurit! Aziri nuk beson...

Prokuroria nis hetim për rastin e mostrave të trurit! Aziri nuk beson të ketë keqpërdorime, pasi bëhet fjalë për projekt me SHBA-të

Prokuroria ka hapur lëndë pas informacioneve të publikuara në media lidhur me pretendimet nga dokumentet e publikuara në rastin e Xhefri Epstein, që tregojnë se mostra truri të personave të ndjerë nga vendi ynë, që me gjasë janë transportuar për qëllime shkencore-kërkimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i këtij hetimi është të shqyrtojë indicet për ekzistencën e mundshme të elementeve të veprës penale.

PROKURORIA:

-Lënda i është dorëzuar për veprim kompetent Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për mbledhjen e informacioneve zyrtare nga organet kompetente, institucionet dhe institucionet shëndetësore, me qëllim të përcaktimit të veprimeve eventuale të paligjshme me inde njerëzore dhe bio-materiale, lëshimeve ose abuzimeve gjatë marrjes së lejeve dhe pëlqimeve.Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu nuk beson të ketë pasur keqpërdorime në këtë projekt hulumtues, dhe këtë e bazon në faktin se projekti është bërë me memorandum me një shtet si SHBA-të, me një universitet prestigjioz, në krye të të cilit po ashtu qëndronte një emër i njohur në botën akademike.

Sido që të jetë, mendoj se nuk duhet të shpejtojmë me informacione të tipit “keqpërdorime të mundshme”, sepse nëse më pyesni personalisht, si njeri e jo si ministër ose Ministri, vlerësoj se ka shumë pak mundësi për keqpërdorime në këto raste, sepse bëhet fjalë për projekt hulumtues mes dy vendeve, e shteti i dytë janë SHBA-të, që kanë protokolle shumë qartë të definuara kur bëhet fjalë për material biologjik”, tha Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.Ministria e Shëndetësisë nuk është kompetente për hulumtimet shkencore, por vetëm për dhënien e lejeve për import ose eksport të materialit biologjik. Për aq sa ka kompetenca, Aliu tha se u ka kërkuar sektorëve në dikasterin e tij që të analizohen të dhënat për rastin. Dokumentet për këtë projekt, sipas ministrit, mund të ruhen në Universitet, Institut ose AShAM, për të cilat kompetente është Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Megjithatë, edhe këtu ka rrezik që dokumentet të mos gjenden, sepse sipas ligjit të vjetër të para 2018-tës, dokumentet e tilla parashiheshin të ruhen 15 vjet, kurse nga viti 2018, me direktivat europiane, dokumentet e tilla për projekt që ka të bëjë me material biologjik, duhet të ruhen 25 vjet. Kështu, duke qenë se ky projekt me SHBA-të ka nisur në vitin 1996, si me ligjin e ri, si me të vjetrin, ka skaduar afati ligjor për ruajtjen e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments