Nga prokuroria publike sot kanë njoftuar se ndaj 14 personave kanë dorëzuar aktakuzë dhe ndaj 2 të tjerëve propozim akuzë për vepra penale kundër ryshfetit, e dënueshme nga neni 357 e Kodit Penal.
Kjo ka ndidhur pas mbarimit të procedurë hetimore të rastit me emër të koduar ”Vendkalimi’ nga Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve,
“Sipas pretendimeve të përfshira në pjesën dispozitive të aktakuzës, 13 doganierë, njëri prej të cilëve është në pension dhe polic, akuzohen se si bashkëkryetarë kanë kryer veprën penale të vazhdueshme të pranimit të ryshfetit, e dënueshme nga neni 357 të Kodit Penal.
Nëntë nga të pandehurit kanë kryer edhe veprën penale të vazhdueshme të Shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Një person, përveç dy veprave të lartpërmendura, akuzohet edhe për veprën penale të prodhimit, posedimit, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve plasëse.
Dy doganierët ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, akuzohen se në cilësinë e bashkëkryerësve kanë kryer veprën penale të Keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.