10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkuroria kosovare vazhdon hetimet mbi vdekjet e dyshimta të pacientëve me Covid-19

Prokuroria kosovare vazhdon hetimet mbi vdekjet e dyshimta të pacientëve me Covid-19

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), shkruan REL.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Artan Grantolli, nga Prokuroria e Shtetit, sipas të cilit, “hetimet janë duke u bërë në mënyrë intensive”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se të dielën ka regjistruar nëntë të vdekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Gjatë të dielës, mediat kanë raportuar se vetëm katër pacientë kanë vdekur nga koronavirusi në natën mes të shtunës dhe të dielës.

Në ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të dielën përmes një komunikate për media, kanë thënë se “për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve”.

“Me qëllim që të zbardhet çdo dyshim rreth natyrës së vdekjes së tyre, MSH dhe SHSKUK u bëjnë thirrje publikut dhe të gjithëve që të përmbahen nga konkludimet e parakohshme dhe t’u japin kohën e duhur institucioneve përgjegjëse për ta bërë analizën e shkaqeve të vdekjeve dhe të nxjerrin përfundimet meritore”, është theksuar në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments