Në lidhje me arrestimin e ish-avokatit të shtetit Fehmi Stafa, nga Prokuroria Publike kanë dalë me njoftim. Siç thonë nga Prokuroria i dyshuari Fehmi Stafa ka pranuar ryshfet prej 50 mijë euro për të ndikuar tek një gjykatës.
Njoftimi i plotë nga Prokuroria.
“Nëpunësit policor me urdhër të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e arrestuan F.S. për kryerjen e veprës penale – Pranimi i shpërblimit për ndikim të paligjshëm.
Në periudhën nga tetori deri më 13.12.2025, i dyshuari ka pranuar një shumë totale prej 50.000 eurosh për të ndërmjetësuar dhe për të përdorur ndikimin e tij real për të ndërhyrë tek një gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkupit dhe përmes ryshfetit tek gjykatësi të ndikojë që të kryhet një veprim zyrtar që nuk duhej të kryhetFillimisht, i dyshuari kishte kërkuar 100.000 euro për të ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit të vendosur ndaj një personi të pakapëshëm nga organet e ndjekjes dhe kundër të cilit Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një procedurë tjetër për vepra penale kundër financave publike, pagesave dhe ekonomisë.
Më 06.10.2025, ai pranoi pjesë të shumës së kërkuar, konkretisht 30.000 euro, të cilat ia dorëzoi motra e personit në arrati. Më 13.12.2025, ai kërkoi dhe pranoi direkt edhe 20.000 euro të tjera si pjesë të ryshfetit që kishte kërkuar për t’ia dhënë gjykatësit.
