4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkuroria filloi procedurë kundër gjashtë zyrtarëve të burgut të Idrizovës

Prokuroria filloi procedurë kundër gjashtë zyrtarëve të burgut të Idrizovës

Prokuroria Publike, duke vepruar sipas kallëzimit penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se ka filluar hetimet paraprake kundër gjashtë policëve të burgut në Idrizovë. Personat dyshohet se kanë kryer veprën penale të mundësimit të arratisjes të të burgosurve.

Të dyshuarit me datë 01.02.2023, në cilësinë e punonjësve të policisë së burgjeve, në turn, duke u dhënë informacione dhe deklarata të rreme punonjësve drejtues të policisë së burgjeve, kanë mundësuar arratisjen e shtatë personave.

“Prokurori publik kompetent i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që ndaj pesë të dyshuarve të caktohen masa paraprake si masa më të lehta për sigurimin e pranisë së tyre, përkatësisht: ndalimi i daljes nga vendbanimi, përkatësisht vendqëndrimi, detyrimi i të akuzuarit për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek organi kompetent shtetëror i caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, si dhe konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit”, njoftoi Prokuroria Publike.

Sipas Kodit Penal, për këtë vepër parashikohet dënim me burg nga tre muaj deri në pesë vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments